Raporti Financiar

telebingo veren

"Shorteu 14 Qershor 2015 "

Telebingo shqiptare Çmimi i madh shkon në Fier, fituesi merr 1,119,425 lekë Telebingo hedh në treg biletën për shorteun special të verës, që do të hidhet më 28 qershor. Me këtë biletë speciale do të luhet për bingon e madhe milionere (vlera e të cilës do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim), për makinën “Pezho 107”, udhëtime turistike, celularë, lap-top, televizorë, si dhe shumë dhurata të tjera që do të fshihen në zarfe. Çmimet në zarfe nisin nga 20,000 lekë. Shitja e biletës për shorteun special do të vijojë paralelisht me biletën që do të luhet për shorteun e fundjavës Read more

Arkiva Video

« 1 of 4 »

Arkiva Foto

« 1 of 3 »

Kontakte

Kontakt

Shortete Speciale

Shorte Special i Veres bileta 1 maj  Telebingo-New-Year-2015  TeleBingo S. Valentine 2014
 

Pikat e shitjes

View Larger Map

Rreth Nesh

Shoqëria “NACIONAL” sh.a organizon lojën më popullore në vend “TELEBINGO SHQIPTARE”. Tashmë kjo lojë gëzon popullaritetin e saj prej shumë vitesh në mbarë popullsinë shqiptare. NACIONAL sh.a e kryen aktivitetin e saj në zbatim të ligjit për shoqëritë tregtare dhe lojërave të fatit prej 10 vjetësh, në përputhje me licensën e NJMLF. Objekti i saj i veprimtarisë është organizimi i lojërave të fatit në bingo televizive . Gjatë kësaj periudhe janë bëre investime serioze në teknologjinë më moderne të disponueshme në tregjet ndërkombëtare. Me punë të palodhur në kërkim të përsosmërisë dhe inovacionit kjo lojë vjen përpara audiencës mbarëshqipëtare në një transmetim televiziv të përjavshëm në televizionin kombëtar ‘TV KLAN’ - drejtuar nga Z.Ardit Gjebrea Gjeneza e lojës është në celulat e shpërndara në të gjithë vendin, të cilat krijojnë lidhjen me publikun. Ai është elementi kryesor i kësaj loje, duke blerë biletë TELEBINGO në njërën nga 300 pikat tona të shpërndarjes. Loja TeleBingo Shqiptare është e ndarë në dy pjesë kryesore: 1. Shorteu me gogla, ku luhet për cmimin Bingo si dhe cmimet e tjera 1-linjë, 2-linja dhe Numër Fati:
a ) Fitimi i tre linjave – 15 të qelluara (Bingo) Realizohet nëse në njërin kombinim të shënuar në vërtetim janë qëlluar të pesëmbëdhjetë numrat b ) Fitimi i dy linjave – 10 të qëlluara Realizohet në rast se deri ne goglen e fundit janë qëlluar 10 numra në dy nga tre linjat brenda nje kombinimi te shënuar në vërtetim c ) Fitimi i një linje – 5 të qëlluara Realizohet në rast se deri në goglen e fundit janë qelluar 5 numra në një nga tre linjat brënda një kombinimi të shënuar në vërtetim d ) Numri i fatit Realizohet nësë shifra e dytë e goglës së fundit gjatë shorteut përkon me numrin e fatit të shënuar në vërtetim
2. Loja Telefonike me përzgjedhjen e kontabiletave fituese, proces ky që zhvillohet duke mbledhur në një kosh të posacëm të gjitha kontrabiletat e plotësuara nga lojtarët (blerës të biletës) dhe duke i perzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Drejtuesi i lojës telefonon cdo lojtar të përzgjedhur dhe luan drejtperdrejt me të. KUJDES!!! Ne lojën “Tele Bingo Shqiptare” marrin pjesë vetëm kombinimet e numrave që janë shënuar në vërtetimin e pagesës Nësë ka mosperputhje mes numrave të shënuar në vërtetimin e pagesës me ato që janë shënuar në biletën ndihmëse do të konsiderohet i vlefshëm shënimi në vertetimin e pagesës.
Visit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed